>
LETERSISHQIP

Lamtumirë

Armëve lamtumirë
Natës, ëndrrave dhe ty
Nga qoshja sy-drenushë e vetmisë
Në paqartësinë e rregullsisë.

Në pamjen tënde që pikturova
Kulla e sahatit qan
Nuk kam atë lloj goje
Kam këtë lloj shisheje.

Sikur të vish një natë
Të mos lindë dielli
Pa ikur të vish sërish
Këtë të ardhurën e re
Këtë që na sheh
Ty të ta shpreh
Të mos lindë dielli
Të të tregoj brendinë e sëndukëve
Pamja jote që pikturova
Në një qoshe sy-drenushë të vetmisë
Në mundsh ta vendosësh në një raft
Sikur të flasim deri në mëngjes
Të të tregoj atë që gjithë frikë më sheh
Ta gjuaj armën, borën, zjarrin
Oxhakut, dritares, derës

Lamtumirë violinës
Në shi djalli dhe kapela e tij
Festoj vdekjen e armëve

Duket sikur një tren kam marrë peng

Lamtumirë ty!
Shqipëroi: Alban Tartari

Më shumë nga Sezai Karakoç