Shaban Cakolli
Amanet I Vjetër
Të vjetër e kemi një amanet
Dhe ky zë po thërret
Shqipëria njëqind vjet shtet
dëgjoni, or pushtet
Nëna kërkon, të bashkoi djemtë e vet
Bijët janë nda, janë shkëputur anash
Ne nuk po dëgjojmë klithma nënash
E kush ia mohon nënës fjalët
E zë mallkimi në kuvend me sllavët
Kush fjalët e nënës, i quan së koti
as nuk e don ligji, as nuk e don Zoti
Kush po kërkon kështu
të ndarë copë-copë
shqiptarët të i fus në Europë
Na hedhin pluhur syve, dritën na e bëjnë halë
Dojmë Europë të bashkuar
me shqiptarë të ndarë
Ndoshta Europa moderne
me kokën lart
Ka sikur më parë
shije të thartë
ende të bashkuar
nuk i don shqiptart
Nëna do sigurinë
Të bëjnë grusht
Rininë e Qeverinë
në Tiranë e Prishtinë
të bashkojnë shqiptarët
të e bëjnë Shqipërinë
Ashtu të bashkuar
do të jemi të fortë
Kështu do të na don
dhe zonja Europë.
Dhe ky zë po thërret
Shqipëria njëqind vjet shtet
dëgjoni, or pushtet
Nëna kërkon, të bashkoi djemtë e vet
Bijët janë nda, janë shkëputur anash
Ne nuk po dëgjojmë klithma nënash
E kush ia mohon nënës fjalët
E zë mallkimi në kuvend me sllavët
Kush fjalët e nënës, i quan së koti
as nuk e don ligji, as nuk e don Zoti
Kush po kërkon kështu
të ndarë copë-copë
shqiptarët të i fus në Europë
Na hedhin pluhur syve, dritën na e bëjnë halë
Dojmë Europë të bashkuar
me shqiptarë të ndarë
Ndoshta Europa moderne
me kokën lart
Ka sikur më parë
shije të thartë
ende të bashkuar
nuk i don shqiptart
Nëna do sigurinë
Të bëjnë grusht
Rininë e Qeverinë
në Tiranë e Prishtinë
të bashkojnë shqiptarët
të e bëjnë Shqipërinë
Ashtu të bashkuar
do të jemi të fortë
Kështu do të na don
dhe zonja Europë.
Më shumë nga Shaban Cakolli
Komente 0