>
LETERSISHQIP

Gënjeshtari

Gënjeshtar mor torollak
Pa ulu mendohu pak
Pesëshe thua në ditar
Për çdo ditë ke marrë

Ditarin plot njësha ke
Ke një dysh për të mos bërë be
Dhe një tresh diku kah fundi
Katërsh te ti s`gjen gjëkundi

Kur vjel mollë, dardhë e kumbull
Gjatë gjithë verës në fqinjësi
Aktron bukur kur të pyesin për hajni
I rrudhë krahët, thua gjë nuk di

E kanë thënë edhe më parë
Rrena këmbë të shkurtra ka
Lëre këtë avaz të vjetër
Zgjidhe një rrugë fare tjetër.