>
LETERSISHQIP

Unë Dhe Deti

Vallëzova, këndova, sa munda sa dita
Rërën mik e bëra, bashkë me shoqen Nita
Në mbrëmje pulëbardha më vinte n`takim
Nga inati vala, ikte në pakthim.

Në mëngjesin tjetër doja të ndryshoja
Me gishtin e vogël me valën pajtoja
Çupëzat edhe djemat nisën xhelozonin
Me bombone valën, donin t`a mashtronin.

Ndihesha si mbret, i vogël në det
Bukuri e rrallë, bash sikur në përrallë
Anijes i shkela vetëm njerin sy
Më prit verën tjetër, unë prap do të vij.