Shazim Mehmeti
Kthimi
Deri te veshët tanë të ngrirë
arrinte një kujë dimri.
I mbartnim vdekjet tona mbi shpinat,
dhe vdekjet e trupave të vrarë
të vëllezërve tanë ushtarë.
Zbrisnim përgjatë kurrizit të atij mrrizi -
ishte natë që nuk mbarronte.
Kush rrëzohej, nuk ngrihej më, ngrinte.
Ndriçimi i tejzbehtë i një hëne të përhumbur,
mezi arrinte të na i prekte supet.
Përpara nesh, hapëronte terri, vdekja,
dhe hijet e mezidukshme të trupave tanë.
Ne ishim hije që ndiqnim hije.
Na lëbyreshin shikimet,
na këputeshin hapat,
na këputej shpresa.
Na lageshin këmbët që s’i ndijonim më.
Këpucët tona të harxhuara
gjithnjë e më shumë i hapnin gojët,
i hapnin shumë më shumë
se goja e asaj nate,
që ishte e gjatë, e errët,
dhe bëhej varri ynë...
arrinte një kujë dimri.
I mbartnim vdekjet tona mbi shpinat,
dhe vdekjet e trupave të vrarë
të vëllezërve tanë ushtarë.
Zbrisnim përgjatë kurrizit të atij mrrizi -
ishte natë që nuk mbarronte.
Kush rrëzohej, nuk ngrihej më, ngrinte.
Ndriçimi i tejzbehtë i një hëne të përhumbur,
mezi arrinte të na i prekte supet.
Përpara nesh, hapëronte terri, vdekja,
dhe hijet e mezidukshme të trupave tanë.
Ne ishim hije që ndiqnim hije.
Na lëbyreshin shikimet,
na këputeshin hapat,
na këputej shpresa.
Na lageshin këmbët që s’i ndijonim më.
Këpucët tona të harxhuara
gjithnjë e më shumë i hapnin gojët,
i hapnin shumë më shumë
se goja e asaj nate,
që ishte e gjatë, e errët,
dhe bëhej varri ynë...
Më shumë nga Shazim Mehmeti
- Idilë?
- Përbrendësh Më Ziejnë Eshtrat...
- E Diela Është E Gjatë, Drita Ka Dhënë Dorëheqje
- Fati I Ditës
- Prindër
- Agimi Te Ne
- Dhe I Thashë, Nga Veranda
- Histori...
- Zëre Se Të Flas Pa Zë
- Nën Pemën E Natës
- Lakuriq, Si Fjala
- Dehje
- Inert U Bëra
- Trembëdhjetë Copëza Për Një Poemë Asfare
- Vjershë E Vogël Për Murin E Madh Të Baladës
- Nuk Dijmë Gjë
Komente 0