>
LETERSISHQIP
Shazim Mehmeti

Agimi Te Ne

Drita lakuriq,
dhe buzëndrra e vesëzuar,
e posadalur,
nga sygjumi i fundit
i parajsës natë.
E gjelbërta e pafundtë,
që zgjat qafët lartësive,
i puth qiejt një pas një...
dhe...
dhe zëri atëror
i Zotit që frymon:
herë si një zog,
herë si një lumë,
herë si një njeri,
e herë si një vegim...!