Shazim Mehmeti
E Bukur Dhe E Frikshme Nata
E bukur dhe e frikshme nata!...
Për ç's'mund të na vrasë armiku, dashuria na vret!
Asgjëja dhe gjithçkaja, e njëjta gjë qenkan!
Veç ajo dhe shkrimi, kohën ma tejmbushin!
Zot imi, me gjithë botën jam në paqë, e me veten jo!
Kokëdhembja, më këshillon, me veten si t’ia dal,
e veten s’e ngjall dot as duke qenë i gjallë!
Liria është vejusha e fjetur mbi shtratin e dhembjes,
e unë jam përsëritja e përsëritja e përsëritja pa fund!
Fryma e rrënimit kah kotja më shtyn, kah mendimi,
e një dromcë të dëlirë mendjeje s’arrij ta kem në kokë!
Pafundsisht më ndodh në garë të jem me hiçin!
Dyfishi i vuajtjes jam!
Jam kotja e kotë,
jam kapota e grisur e këtij shpirti që ngas!
Pohimin e mohoj pandaras, pandaras e pohoj mohimin!
Nuk gjej dot mënyrë, gjuhën e dritës ta këngëbëlbëzoj!
Krejt ç’di për të tjerët, nga vetja i mësoj!
Dheu i ujitur jam, jam dheu i lumtur në gjendje pushtimi!
Mbi veten shkel, mbi mëkatin e bardhë frymoj!
Përngirjen e fukarenjve dhe urinë e të pasurve kundroj.
Pritjen pres, e mbi frymën e fundit, i përunjur jam!
S’gjej dot mënyrë, ta mësoj me fund anatominë e natës!
Në çdo të thjeshtë të vogël,
një përbërje të madhe gjej!
Gjej dritën në qorr, dhe qorrin në dritë gjej!
Hijet, në dritë i shoh si lahen, e s’arrijnë ta dijnë!
Shpëtim qenka verbëria, shpëtim qenka shëmtia!
Oh, Zot imi,
përçartas flas, përçartas frymoj, mendoj!
E bukur dhe e frikshme nata!...
E frikshme dhe e bukur!...

Më shumë nga Shazim Mehmeti
- Më Thonë Se Shoh Përtej...
- Idilë E Zezë
- Mbrëmë, Teksa E Përpija Qiellin...
- Gozhda
- Reja
- Pinjoll I Dritës E I Padritës Jam
- Mëngjes Për Mëngjes, Tek Vetja Shoh, Tjetër Njeri
- Sapo Pashë Një Ëndërr
- Këngë Për Dritën E Zemrës
- Zgjim
- Syve Tu S'iu Përgjigja Kurrë...
- Vlim
- Oh Natë, Pasqyrë E Ftohtë Ujërash Të Largëta...
- Nuk Dijmë Gjë
- Vjershë E Vogël Për Murin E Madh Të Baladës
- Trembëdhjetë Copëza Për Një Poemë Asfare
Komente 0