Shazim Mehmeti
Mëngjes Për Mëngjes, Tek Vetja Shoh, Tjetër Njeri
Mëngjes për mëngjes,
tek vetja shoh,
tjetër njeri.
Nuk arrij ta njoh
dëshpërimin e djeshëm
të syve të mi.
Dëshpërim të shtuar
kanë sytë e mi, në pasqyrë.
Shoh, veshë të tjerë,
si varen, anësh kokës sime.
Shoh, tjetër dimër
mbi kokën time.
Hunda ime,
mëngjes për mëngjes, zgjatet.
Goja ime,
mëngjes për mëngjes,
shtrembërohet më...
Hap sytë, të futem
thellë e më thellë pasqyrës.
Hap sytë, të gjej një grimcë
nga gëzimet e djeshme,
por nuk arrij...
Mëngjes për mëngjes,
detyrohem t'i dorëzohem,
pasqyrimit dëshpërak të rradhës,
dhe tutje vazhdoj,
ta mbaj disi në jetë,
frymën që më rrallohet
ditë për ditë...
tek vetja shoh,
tjetër njeri.
Nuk arrij ta njoh
dëshpërimin e djeshëm
të syve të mi.
Dëshpërim të shtuar
kanë sytë e mi, në pasqyrë.
Shoh, veshë të tjerë,
si varen, anësh kokës sime.
Shoh, tjetër dimër
mbi kokën time.
Hunda ime,
mëngjes për mëngjes, zgjatet.
Goja ime,
mëngjes për mëngjes,
shtrembërohet më...
Hap sytë, të futem
thellë e më thellë pasqyrës.
Hap sytë, të gjej një grimcë
nga gëzimet e djeshme,
por nuk arrij...
Mëngjes për mëngjes,
detyrohem t'i dorëzohem,
pasqyrimit dëshpërak të rradhës,
dhe tutje vazhdoj,
ta mbaj disi në jetë,
frymën që më rrallohet
ditë për ditë...
Më shumë nga Shazim Mehmeti
- Sapo Pashë Një Ëndërr
- Këngë Për Dritën E Zemrës
- Zgjim
- Syve Tu S'iu Përgjigja Kurrë...
- Vlim
- Oh Natë, Pasqyrë E Ftohtë Ujërash Të Largëta...
- Pinjoll I Dritës E I Padritës Jam
- Reja
- Gozhda
- Mbrëmë, Teksa E Përpija Qiellin...
- Idilë E Zezë
- Më Thonë Se Shoh Përtej...
- E Bukur Dhe E Frikshme Nata
- Nuk Dijmë Gjë
- Vjershë E Vogël Për Murin E Madh Të Baladës
- Trembëdhjetë Copëza Për Një Poemë Asfare
Komente 0