Shefik Arifi
Më Erdhe Në Ëndërr
Një natë e mbushur plot ëndërrime,
Kur e pashë vetën shtrirë pranë teje.
Plot mall të përqafoi kjo zemra ime,
Edhe vetë ëndrra te ti gjeti prehje.
Çdo minutë unë vërtetë e shijova,
Pranë njëri-tjetrit, deri në të gdhirë.
Si iku nata, e as vetë s'e kuptova,
Nga mendja kjo ëndërr s'ka për t'm'u fshirë.
Vesa e mëngjesit ëndrrës i dha fund,
Kur mbi ne u derdh si lumi në det.
Bashkë me ëndrrën dhe nektari u shkund,
Vetëm shija si buzëkuq mbi buzët tona mbet.
Kur e pashë vetën shtrirë pranë teje.
Plot mall të përqafoi kjo zemra ime,
Edhe vetë ëndrra te ti gjeti prehje.
Çdo minutë unë vërtetë e shijova,
Pranë njëri-tjetrit, deri në të gdhirë.
Si iku nata, e as vetë s'e kuptova,
Nga mendja kjo ëndërr s'ka për t'm'u fshirë.
Vesa e mëngjesit ëndrrës i dha fund,
Kur mbi ne u derdh si lumi në det.
Bashkë me ëndrrën dhe nektari u shkund,
Vetëm shija si buzëkuq mbi buzët tona mbet.
Më shumë nga Shefik Arifi
- Vlerat Shekullore
- Për Ty, O I Madhi Migjen
- S'ke Faj
- Si Nënstinë Të La Pranvera
- Me Poezinë, I Dashuruar
- Kthimi Me Kokë Mbrapa
- Vlerat Që Trashëgova
- Yjet Na Kishin Zili
- Mall Për Rrugët Me Gur
- Veç Te Ty Dashuri Gjeta
- Do Të Jetë Vonë
- Porsi Dallëndyshet
- Të Mos Ja Zbehim Yjeve Shkëlqimin
- Jeta Është E Shkurtër
- Mos E Bëj Zemrën Të Vuaj
- Pyes Veten...
Komente 0