Shefik Arifi
Mall Për Rrugët Me Gur
Më ka marrë malli për rrugët me gurë,
Atje ku u rrita me shumë dashuri.
Edhe sot që jam bërë burrë,
I kujtoj me shumë nostalgji.
Pa zbardhur dita mora arratinë,
Me shumë dhimbje nga shtëpia u largova.
Teksa në krahë mbaja fëmijën,
Mbi çdo gur të rrugës lotova.
Eh, si ikën këto vitet e shkreta,
Këtu edhe dita më duket një vit.
Brenga e halle plot m'i dha jeta,
Për rrugët me gur malli më është rrit.
Atje ku u rrita me shumë dashuri.
Edhe sot që jam bërë burrë,
I kujtoj me shumë nostalgji.
Pa zbardhur dita mora arratinë,
Me shumë dhimbje nga shtëpia u largova.
Teksa në krahë mbaja fëmijën,
Mbi çdo gur të rrugës lotova.
Eh, si ikën këto vitet e shkreta,
Këtu edhe dita më duket një vit.
Brenga e halle plot m'i dha jeta,
Për rrugët me gur malli më është rrit.
Më shumë nga Shefik Arifi
Komente 0