>
LETERSISHQIP
Shefik Arifi

Kur Mora Lajmin E Hidhur

Me shpirt të vrarë e zemër të grisur,
Mora lajmin e hidhur unë sot.
Menjëherë drejt teje jam nisur,
I trishtuar, sytë i kam me lot.

Thanë se ke pësuar një aksident të rëndë,
Dhe nga makina asgjë nuk mbeti.
Ç'ka ndodhur me ty, s'e marr me mënd,
Bërtita "O Zot, mua ç'më gjeti!"

I fola pranë shtratit, por nuk nxorri zë,
Të nxirrte qoftë edhe një fjalë.
Të më falte dashuri si gjithnjë.
Siç më ngrohte më parë.

Pranë krevatit isha zhytur në trishtim,
Papritur ajo hapi sytë e më pa.
Aty ndjeva unë të madhin gëzim,
Buzëqeshja e ëmbël në buzë më ra.