>
LETERSISHQIP
Shefik Arifi

Vërejtjet E Nënës

Në jetë, më kanë bërë shumë vërejtje
Të brishta, të ftohta, si diell që s'ngroh
Vërejtjet e nënës ishin krejt ndryshe
S'më hiqeshin nga mendja për asnjë kohë.

Qysh i vogël dhe kur u bëra burrë
Më pëlqente vërejtja më shumë se lëvdata
Vërejtjeve të nënës s'u ikën koha kurrë
Nga të gjitha vërejtjet, më e sakta.