>
LETERSISHQIP
Shefik Arifi

S'ia Fal Vetes

Atje larg, mendja s'më hiqej
Nga ti, se nuk kishe askënd
Kur ty balli të digjej
Pranë s'të isha, kjo më dhemb.

Shpesh them se s'ia fal vetes
Që nuk bëra pak më shumë
Kur ishe në prag të vdekjes
Nënë, të mos ikja unë.

Atje larg, mendja s'më hiqej
Nga ti, se nuk kishe askënd
Kur ty balli të digjej
Pranë s'të isha, kjo me dhemb.