>
LETERSISHQIP
Shefik Arifi

Sytë E Mi S'i Le Të Mbyllen

Sytë e mi u çelën tek dita,
Ashtu si lulet kur vjen prilli.
S'të prita ty, aspak s'të prita,
Se ti rrije çelur tek syri.

S'u rrokullisa si gur në shpat,
Se edhe të rëndë e prap hidhen.
Si qerpik do më rrish gjatë,
Dhe sytë e mi s'm'i le të mbyllen.