>
LETERSISHQIP
Shefik Arifi

Kur Vetmia U Thye

Si një fletë peme të hodhi stuhia,
Dhe ra lehtas atë ditë mbi mua.
Në copëza keqas u thye vetmia,
Kur më the : -Veç ty të dua!

S'do më kërkoni si përherë mua,
Aty ku gjithmonë rrija i vetëm.
S'do më shikoni më të vuaj,
As të bëj letër.

Si një fletë peme të hodhi stuhia,
Dhe ra lehtas atë ditë mbi mua.
Në copëza keqas u thye vetmia,
Kur më the : -Ty të dua!