>
LETERSISHQIP
Shefik Arifi

Pas Shumë Viteve

Dikush nga larg sot më buzëqeshi,
Dhe vazhdoi rrugën me qetësi.
Po vrisja mendjen ç'pati, ç'deshi?
Mos vallë ishte dikush nga miqtë e mi?

Të nesërmen prap njëri-tjetrin shohim,
Më tha: -Po ku je mor kushëri?!
Mërgimi na largoi, t'afërmit s'po i njohim,
I kërkova të falur, e përqafova me dashuri.