Shefik Arifi
Më Ler, O Det!
S'erdha si det kur vjen në breg,
Se deti prap në bazë kthehet.
Malli për ty, bjonde më djeg,
Si puthje, malli le të shprehet.
Më ler, o det, më ler të shprehem,
S't'i dua valët, sot s't'i dua.
Nga puthjet sot më ler të dehem,
Se puthjet janë si valë për mua.
Dhe bjondja si një varg i lirë,
Si metaforë rri për mua.
Më ler, o det, më ler më mirë,
T’i shprehem bjondes, sa e dua.
Se deti prap në bazë kthehet.
Malli për ty, bjonde më djeg,
Si puthje, malli le të shprehet.
Më ler, o det, më ler të shprehem,
S't'i dua valët, sot s't'i dua.
Nga puthjet sot më ler të dehem,
Se puthjet janë si valë për mua.
Dhe bjondja si një varg i lirë,
Si metaforë rri për mua.
Më ler, o det, më ler më mirë,
T’i shprehem bjondes, sa e dua.
Më shumë nga Shefik Arifi
Komente 0