>
LETERSISHQIP
Shefik Arifi

Që Të Ishim Kryelartë!

Që në takimin tonë të parë,
M‘u duke si një lule e brishtë.
Ta pëlqeva ndrojtjen, ta pëlqeva,
Dhe te desha marrëzisht.

Dashuria edhe sot është e zjarrtë,
Është e zjarrtë si atëherë.
Se pa atë është e qartë,
Shpirti nuk ka kurrë pranverë.

Edhe kur jeta na rrëzoi,
Ne në këmbë u ngritëm prapë,
Dashurinë më shumë e shtoi,
Që të ishim kryelartë.

Kjo jetë vërtet shpejt ikën,
E vitet ikin me vrap.
Për njeri-tjetrin vërtet mbeti,
Dashuria e kristaltë!