>
LETERSISHQIP
Shefik Arifi

Ligjërimet E Nënës

Më ike, bir, natën pa shumë bujë,
Të përcolla gjer te kthesa e fundit.
Nga sytë m'u trete si kripa në ujë,
Ngela i shtangur në fund të katundit.

E vras mendjen mor bir, ku fle?
A ke shtëpi, a ke shokë?
Nëna jeton me kujtimet që ti le,
Kujdes, bir, në të huajën tokë!

Jam lodhur bir, në këmbë mezi rri, i
Çmallem fotografinë tënde duke parë.
Çdo natë në ëndërr, nëna të sheh ty,
Dhe shpirtin e kam shumë të vrarë.

Ka shumë kohë, bir, që s'jemi parë,
Unë vazhdoj e pres plot shpresë.
Më the : -Nuk dua të të shikoj duke qarë
Do kthehesh shpejt, më dhe besë.

Kam mall, më dergo ndonjë fjalë!
Të paktën bir dua zërin ta dëgjoj.
Zemra ime do më bëhej mal,
Nuk dua me ketë dhimbje në varr të shkoj.