>
LETERSISHQIP
Shefik Arifi

S'të Heq Nga Mëndja

Që s'më heq nga mendja, këtë e di
E që për mua të ha meraku
Nga afër s'flasim fare sonte
Vetëm për së largu.
Mos vallë te një tjetër ke mbetur
Ndoshta me një tjetër fle
Dhe unë ne një cep dhome mbështetur
Dhe gjumi s'më ze.
-S'të heq nga mendja-, ti më thua
Në dhe të huaj, këtë vjeshtë
Dhe unë pastaj më shumë të dua
Siç dua shkronjat te një vjershë.