Shefik Arifi
Bijë, Nuse Nuk Të Pashë
Bijë, nuse nuk të pashë
Të veshur me fustan të bardhë
Të ecnim drejt altarit-thashë
Bekimin ta jepja, të të puthja në ballë.
Më fal bijë, më fal shumë!
Që nuk m`u realizua kjo ëndërr
Do dilja në valle, si varka mbi lumë
Ditën që do të bëhesha me dhëndërr.
Nuse, bijë, nuk të pashë
Të zbukuruar si një lule e brishtë
Atë ditë nuk do të jemi bashkë
Në zemrën time përjetësisht.
Të veshur me fustan të bardhë
Të ecnim drejt altarit-thashë
Bekimin ta jepja, të të puthja në ballë.
Më fal bijë, më fal shumë!
Që nuk m`u realizua kjo ëndërr
Do dilja në valle, si varka mbi lumë
Ditën që do të bëhesha me dhëndërr.
Nuse, bijë, nuk të pashë
Të zbukuruar si një lule e brishtë
Atë ditë nuk do të jemi bashkë
Në zemrën time përjetësisht.
Më shumë nga Shefik Arifi
- Mate Fjalën
- Eja, Ela, Eja Me Mua!
- Ndarja Për Së Gjalli
- Edhe Sot…
- Më Thosh Zemra: Mos U Ngut!
- Të Mos Ja Zbehim Yjeve Shkëlqimin
- Porsi Dallëndyshet
- Pres Puthjen Tënde
- Zemra S'më Rreh Mirë
- Fjalët E Ëmbla
- Kujtim Që S'tretet
- Zjarri I Shpirtit
- Me Mua Shiu Nuk Të Lag
- Djepe Nostalgjie
- Dua Të Ndryshoj!
- Lëvdata Të Bën Me Krahe
Komente 0