>
LETERSISHQIP

Kalorësi I Humbur

Vjen një kohë
kur ditët lakuriq ngjiten dhimbshëm
në trupin që i ikën kohës

E bëma
kapet përmallshëm pas belit
bashkë ecën
rrugëve t`gjata të kujtesës

Qyteti nuk mbanë mend
klithjet e rritës tënde
e as ngashërimin
për të shkuarën

Përqark rreth rrotullimit
bredhacake hua ia merr veten
kalldrëmeve
për ditën pa emër
fjala jote
himn vetes