>
LETERSISHQIP

Drejtësi E Dështuar

Ndryshe ç’mund të them për këtë drjetësi të dështuar
Mbi letra ç’mendim mund të hedh për organin e akuzës
Imazh i saj përdhosur është, prej mostra apostujsh
Nga pacipësitë e tyre si prej erërave planetare keqtrajtuar

Në odën e fajësisë, me të çakorduarën peshore të diktuar
prej së njëjtës kupolë ku çdo tingull zëri njëherësh humbet
kilogramët e mëkateve rrek njëanësishëm për të peshuar
dhe arsyeja e shëndosh prej pafuqishmërisë vetveten vret,

C’mund të them për drejtësin, kësaj nate të vetmuar.
Kur mbi të, besimin shoh të humbas në sytë e miljonave.
Me të tejskajëshmet manipulime, drejtësia eshtë kryqëzuar.
Vidhisur tempulli i saj në gorgat e thella të kohërave.

Dremisin të harruara në fletët e çngjyrosura të kalendareve,
datat ogurzeza, që memorjen njerëzore çdo ditë ngacmojnë,
Të fshira prej inkuizitorëve, mbulur mes pluhurit të sirtareve.
Në të tjera inkriminime vemjet e pushtetit tinëzisht nxitojn.

Prej gongut të saj i çuditur rizgjohem dhe një here
Fal zotit them, si mundem të kem mbetur i gjallë
Si mundem të marrë frymë në këtë natë skëterrë
Prej pafundësisë së qelbësirllëkut askush s’mund të dal