Sotir Kosta
Heronjtë Nuk Vdesin Kurrë
Ia mori këngës te zalli
çeta e Çeços po hedh valle,
Çerçiz Topulli Kapedani,
si Shqiponjë u ngjit në male.
Në brez koburen ergjëndë
si Leskodukajt e parë,
të gjithë i lironin vëndë
Burrit që ishte me famë..
Më shumë se te gjiri i nënës,
u rrite te istikami,
i dhe jetë luftës dhe këngës,
o Çerçiz zemër luani..
Dorën e kishe si darë,
fjalën e kishe me peshë,
me armiqtë ballë për ballë,
Çerçizi me kë s`u ndesh ???
Çeçua me të gjith shokët
përmbi male, maja, gërxhe,
ndezur gjaku, ndezur dejtë,
këndonte koburja vënçe..
S`të lodhën rrugët e gjata
në të gjithë Shqipërinë,
ish` njësoj dita dhe nata,
në çdo kohë çaje pusinë ..
Digjej gurri në Mashkullorë
nga flakët e batareve,
luftonte Çerçiz luani
vetëtimë në mes të reve..
U derdh gjak e u skuq shkëmbi
stërralli lëshonte flakë,
Çerçizi s`tundej nga vëndi:
- Përpara të marrin hakë...
Kudo dole i fituar,
dole trim e dole burrë,
Hero - lavdia shqiptare,
mos të vdektë nami kurrë.
Gjirokastër ngrehu në këmbë
dridhe shaminë në valle,
Çerçizit ti këndosh këngë,
burrit të historisë së madhe.
Emri yt përmbi flamur
valëvitet përmbi tokë,
Gjirokastra shkëmb e gur,
gjaku yt bëri epokë.
Dhe uji që rrjedh nga gurra
shkëlqen nga drita e hënës,
të nderojë këtë burrë,
që u bë Legjendë e këngës.
Ti qëndron tek sheshi lart,
rri në këmbë e tund flamurë,
si legjendat nëpër breza,
se heronjtë nuk vdesin kurrë...
çeta e Çeços po hedh valle,
Çerçiz Topulli Kapedani,
si Shqiponjë u ngjit në male.
Në brez koburen ergjëndë
si Leskodukajt e parë,
të gjithë i lironin vëndë
Burrit që ishte me famë..
Më shumë se te gjiri i nënës,
u rrite te istikami,
i dhe jetë luftës dhe këngës,
o Çerçiz zemër luani..
Dorën e kishe si darë,
fjalën e kishe me peshë,
me armiqtë ballë për ballë,
Çerçizi me kë s`u ndesh ???
Çeçua me të gjith shokët
përmbi male, maja, gërxhe,
ndezur gjaku, ndezur dejtë,
këndonte koburja vënçe..
S`të lodhën rrugët e gjata
në të gjithë Shqipërinë,
ish` njësoj dita dhe nata,
në çdo kohë çaje pusinë ..
Digjej gurri në Mashkullorë
nga flakët e batareve,
luftonte Çerçiz luani
vetëtimë në mes të reve..
U derdh gjak e u skuq shkëmbi
stërralli lëshonte flakë,
Çerçizi s`tundej nga vëndi:
- Përpara të marrin hakë...
Kudo dole i fituar,
dole trim e dole burrë,
Hero - lavdia shqiptare,
mos të vdektë nami kurrë.
Gjirokastër ngrehu në këmbë
dridhe shaminë në valle,
Çerçizit ti këndosh këngë,
burrit të historisë së madhe.
Emri yt përmbi flamur
valëvitet përmbi tokë,
Gjirokastra shkëmb e gur,
gjaku yt bëri epokë.
Dhe uji që rrjedh nga gurra
shkëlqen nga drita e hënës,
të nderojë këtë burrë,
që u bë Legjendë e këngës.
Ti qëndron tek sheshi lart,
rri në këmbë e tund flamurë,
si legjendat nëpër breza,
se heronjtë nuk vdesin kurrë...
Më shumë nga Sotir Kosta
- Po Ta Kem Miken Me Vete
- Si Dy Peshq Që Çajnë Dete
- Skllav I Mallit T`parë
- U Them Syve Prisni Lotët
- Kur Të Vdes Të Vish Tek Unë
- Në Mal Të Ma Bëni Varrë
- O Me Ty O Jam I Vdekur
- Për Ty Bëhem Dash Kurbani
- Grupi I Të Rinjve Gjirokastritë
- Gjitonia Pranë Shtëpisë..
- Gjirokastra Ime
- Shkruajta E Nxorra Mallin
- U Bëfsh Mal O Kënga Labe...
- Libri I Fevziut, Dhe Qesënditë E Mia
- I Kujtojmë E Nxjerrim Mallin
- Progonat Një Sofër Nderi
Komente 0