Sotir Kosta
Për Ty Bëhem Dash Kurbani
Labushka mandile kuqe
jelekun me kokorrathë,
gërshetat hedhur mbi supe
që pret qumësht e bën djathë..
Moj mes`hollë e brez argjëndë
që kur ecën behesh erë,
xhindet të ngrihen në këmbë,
edhe mbreti të bën nder..
Flokët si pendë palloi,
syri flori i kulluar,
buzët si mjalti te hoi
kënga zjarr në kraharuar.
Moj thëllëza te burimi
që mbush bucelën me ujë,
buzagaz seç tu afrova,
ecja ngadal e pa bujë..
Erdha e të dola para
po dot dorën nuk ta hodha
as të putha as të ngava,
ndenja ngrirë e u hutova.
Gumëzhijnë zërat e njerëzve,
se si mu duk ajo ditë,
kur të pash o dritë e yllit,
xixa më lëshuan sytë..
Kur të shoh në dritë të syrit
zemrën atje e ke tretur,
haroj qumështin e gjirit
haroj të gjallë dhe të vdekur.
Harroj veten se kam lerë
harroj se jetoj mbi tokë,
edhe tërmet po të bjerë
unë nga ty nuk ndahem dot..
Si shelegja me milorin
do ti lëpij ato faqe,
do ti fërkoj kraharorin,
do lidhim fjalën për paqe..
Kur do t`i zbërthej jelekun,
dhe me të do përkëdhelem,
si trimi që shkrep dyfekun,
urtë e butë dashi me delen..
Te gusha jote e bardhë
do heq zjarrin se u dogja,
një zamet që s`e kam parë,
po i vetëm sot ia hoqa..
Do gremis buzën mbi buzë
se mu përvelua xhani,
dhe të varem me tërkuzë,
për ty bëhem dash kurbani.
jelekun me kokorrathë,
gërshetat hedhur mbi supe
që pret qumësht e bën djathë..
Moj mes`hollë e brez argjëndë
që kur ecën behesh erë,
xhindet të ngrihen në këmbë,
edhe mbreti të bën nder..
Flokët si pendë palloi,
syri flori i kulluar,
buzët si mjalti te hoi
kënga zjarr në kraharuar.
Moj thëllëza te burimi
që mbush bucelën me ujë,
buzagaz seç tu afrova,
ecja ngadal e pa bujë..
Erdha e të dola para
po dot dorën nuk ta hodha
as të putha as të ngava,
ndenja ngrirë e u hutova.
Gumëzhijnë zërat e njerëzve,
se si mu duk ajo ditë,
kur të pash o dritë e yllit,
xixa më lëshuan sytë..
Kur të shoh në dritë të syrit
zemrën atje e ke tretur,
haroj qumështin e gjirit
haroj të gjallë dhe të vdekur.
Harroj veten se kam lerë
harroj se jetoj mbi tokë,
edhe tërmet po të bjerë
unë nga ty nuk ndahem dot..
Si shelegja me milorin
do ti lëpij ato faqe,
do ti fërkoj kraharorin,
do lidhim fjalën për paqe..
Kur do t`i zbërthej jelekun,
dhe me të do përkëdhelem,
si trimi që shkrep dyfekun,
urtë e butë dashi me delen..
Te gusha jote e bardhë
do heq zjarrin se u dogja,
një zamet që s`e kam parë,
po i vetëm sot ia hoqa..
Do gremis buzën mbi buzë
se mu përvelua xhani,
dhe të varem me tërkuzë,
për ty bëhem dash kurbani.
Më shumë nga Sotir Kosta
- O Me Ty O Jam I Vdekur
- Në Mal Të Ma Bëni Varrë
- Kur Të Vdes Të Vish Tek Unë
- U Them Syve Prisni Lotët
- Skllav I Mallit T`parë
- Heronjtë Nuk Vdesin Kurrë
- Po Ta Kem Miken Me Vete
- Si Dy Peshq Që Çajnë Dete
- Grupi I Të Rinjve Gjirokastritë
- Gjitonia Pranë Shtëpisë..
- Gjirokastra Ime
- Shkruajta E Nxorra Mallin
- U Bëfsh Mal O Kënga Labe...
- Libri I Fevziut, Dhe Qesënditë E Mia
- I Kujtojmë E Nxjerrim Mallin
- Progonat Një Sofër Nderi
Komente 0