>
LETERSISHQIP
bark

0 Krijime letrare me tag "#bark"



REZULTATET E KËRKIMIT:


bar/k,-ku

Përdorimi: emër i gjinisë mashkullore, numri shumës, kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor, fjalë në etnografi

  1. emër i gjinisë mashkullore, numri shumës
    bar/k,-ku -qe(t)
    • pjesa e trupit ku janë stomaku, zorrët etj.; stomaku e zorrët: e mbushi barkun; i dhemb barku; / e poshtme e trupit të femrës, ku zhvillohet pjella: që në bark të nënës; djalë i barkut djalë i lindur vetë (jo i gjetur); / pjesa e përparme e trupit nga gjoksi e poshtë: ka vënë bark; me barkun te goja shtatzënë në muajt e fundit; iu bë barku ().
      Shiko gjithashtu: , ,
    • sëmundje me jashtëqitje të shpeshtë e të hollë, ; nevojë e hollë: barku i keq (i ) dizanteria; barku i verës; e zuri barku; më heq bark; ka dalë bark.
      Shiko gjithashtu: ,
    • faqe e harkuar a e fryrë e një sendi; pjesa e zgavërt e diçkaje: barku i shtambës (i vozës); ka lëshuar bark (muri).
  2. kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor
    • kjo pjesë e trupit si e ndjenjave, zemra, shpirti: s’ma do barku; më iku barku; m’u rrotullua barku m’u dhimbs shumë dikush; e ka barkun të gjerë është zemërgjerë; duron shumë e fal; i ka hyrë frika në bark; ia zbrazi barkun ia tregoi të gjitha; i qau hallin; ç’ka barku e nxjerr (fj. u.).
      Shiko gjithashtu: ,
    • brendësi: në bark të malit; / mesi i një periudhe: në bark të javës (të verës).
  3. fjalë në etnografi, kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor
    • fëmijët që lind një nënë me një burrë ose të vegjlit që pjell një kafshë: barku i parë; vëllezër të një barku; rrojnë bashkë tri barqe; / pasardhësit e një gjinie, gjiri; / : bark pas barku.
      Shiko gjithashtu: