>
LETERSISHQIP
humb

5 Krijime letrare me tag "#humb"



REZULTATET E KËRKIMIT:


humb (humbás)

Përdorimi: folje kalimtare, antonim, kuptim i figurshëm, folje jokalimtare, veta

  1. antonim
    humb (humbás) -a, -ur
    • nuk e kam më dikë a diçka dhe nuk e di ku është; e kam harruar diku ose më ka rënë pa e kuptuar; zhduket dhe nuk e më ose nuk e gjej dot; gjej: humbi ; çfarë ju ka humbur? humbi qetë e pyet për brirët (fj. u.).
      Shiko gjithashtu: ,
  2. kuptim i figurshëm, antonim
    • mbetem pa një gjymtyrë a pa diçka që është pjesë e trupit tim: ka humbur këmbën në luftë; humbi shumë gjak; / edhe s’e kam më timen (zakonisht diçka me vlerë); ma merr a ma fiton dikush tjetër; privohem nga një shprehi a aftësi; më hiqet a më merret një e drejtë etj.; zëvendësoj; fitoj; i humbi paratë në ; humbi dashurinë (nderimin, lirinë, shpresën, kujtesën, arsyen, gjakftohtësinë); humbi gojën u bë ; humbi vetëdijen humbi ndjenjat; humbi mendtë e kokës luajti mendsh.
      Shiko gjithashtu: ,
  3. folje jokalimtare
    • edhe zhdukem ose më zhduket; futem ose fshihem diku; zhytem e fundosem: i humbi fëmija në pyll (midis turmës); humbi si kripa në ujë (pa lënë gjurmë); humb e dil (në ujë) zhytet e del mbi ujë.
  4. folje jokalimtare, veta
    • edhe lë të më shkojë kot; e çoj dëm; / III shpërdorohet, prishet, shkon kot: e humbi kot gjithë atë energji; humbi kohën; humbi gjithë ajo letër; për një gozhdë humbi potkoin (fj. u.).
  5. folje jokalimtare, kuptim i figurshëm
    • edhe edhe ngatërroj rrugën ose drejtimin dhe nuk e gjej dot; nuk gjej rrugëdalje: humba orientimin.
    • edhe jepem aq shumë pas diçkaje sa harrohem a shastisem; zhytem në mendime etj.: humba pas punës (pas lojës); e humbi fare fillin (pusullën); humbi në mendime (në ëndërrime).
  6. folje jokalimtare, kuptim i figurshëm, antonim
    • edhe edhe dal i mundur; dal pa fitim; fitoj: humbëm ndeshjen (luftën); humba gjyqin (bastin).