jap
25 Krijime letrare me tag "#jap"
REZULTATET E KËRKIMIT:
jap
Përdorimi: folje kalimtare, kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor, pasthirrmë
- kuptim i figurshëmjap dháshë, dhënë
- ▸ i dorëzoj, i zgjat a i vë përpara dikujt një gjë për ta marrë, për ta pasur të tijën, për ta përdorur etj.; i fal dikujt një gjë timen; e me diçka; dhuroj: i dha një gotë ujë; i dha qumësht; i dha dorën; dha armët u dorëzua; i dha një lule; na ka dhënë një të bukur; i dha shkollë (dije); jap jetën (gjakun) flijohem, bëhem theror; jap kokën (shpirtin) e do shumë, jep edhe jetën.
- i ligjërimit bisedor
- ▸ fejoj ose martoj vajzën me dikë: e ka dhënë në shtëpi (në familje) të mirë; kanë dhënë e kanë marrë kanë lidhje krushqie.
- ▸ ngas një mjet udhëtimi; vë në lëvizje diçka: i jap makinës (veturës); i dha çikrikut; jepi shpejt (majtas).
- ▸ përcaktoj çmimin e diçkaje a moshën e dikujt; paguaj me çmimin që dëshiroj: sa jep ti?; i dha shumë (pak); sa vjet i jep atij?
- folje kalimtare
- ▸ ia besoj a ia ngarkoj diçka; ia bëj të ditur, ia paraqit diçka: i jap një punë (një rol); u dha pyetjet (detyrat); dha lajmet; dha sqarime (prova); i dha vendimin; jap urdhër urdhëroj; i jap leje e lejoj; i dha një mësim të mirë; jap besën; jap llogari.
- ▸ krijoj lehtësi a mundësi për të bërë diçka, lejoj të bëhet a të ndodhë diçka (edhe në një varg njësish ): i jap shkak (rastin); i jap dorën e ndihmoj; i jap udhë (diçkaje) e zgjidh; i jep jetë; i jep gjallëri e gjallëron; i jap zemër (dikujt) e nxit; i jap ndihmë e ndihmoj; i jap dritë e ndriçoj; i dha shkollë e shkolloi; i dha lirinë e çliroi; i dha bukuri e zbukuroi; i dha fund e përfundoi.
- ▸ shtroj (një drekë a darkë); organizoj e bëj (një shfaqje, një koncert etj.); bëj a krijoj diçka: dha një darkë (një pritje); dha shfaqje; kaq jep ai.
- pasthirrmë
- ▸ si përdoret për të nxitur dikë: jepi, forca!; jepini, burra!
Sinonime: