>
LETERSISHQIP
pulë

1 Krijime letrare me tag "#pulë"



REZULTATET E KËRKIMIT:


púl/ë,-a

Përdorimi: emër i gjinisë femërore, numri shumës, fjalë në zoologji, kuptim i figurshëm

  1. fjalë në zoologji, numri shumës
    púl/ë,-a -a(t)
    • shpend shtëpiak, me trup të vogël e me krahë të shkurtër, që mbahet për mishin dhe për vezët; femra e gjelit; tërësia e këtyre shpendëve: pulë shqerake (fushe) pula e zakonshme; pulë deti shpend i madh shtëpiak, me pupla zakonisht në ngjyrë të errët a me pika; femra e gjelit të detit; pulë e egër shpend i egër sa pëllumbi, me ngjyrëkafe në të kuqërreme dhe me të verdhë; femra e gjelit të egër; pulë uji shpend i egër i moçalishteve si shaptorja, me këmbë të gjata; mish pule; ther (rrjep) pulën; fle me pulat fle shumë shpejt; pula e botës të duket më e (fj. u.) gjëja e tjetrit të duket më e mirë; pula e fqinjës (e tjetrit) të duket patë (fj. u.) gjëja e tjetrit të duket më e mirë; kur s’ke pulën, ha (edhe) sorrën (fj. u.) kur s’ke mundësi tjetër pranon diçka më të keqe nga ajo që dëshiron; kur s’ke pula, mos bëj “ish”! (fj. u.) mos u përziej në punë që s’të takojnë!; kur s’ke pula, pse hahesh me ? (mos u merr me !) (fj. u.) mos u përzeij në punë që s’të takojnë!; më mirë një vezë sot, se një pulë mot (fj. u.).
      Shiko gjithashtu: , , , ,
  2. kuptim i figurshëm
    • njeri i urtë, i ndrojtur e tepër i butë; njeri , që përulet e nënshtrohet lehtë: është pulë; e bëri pulë (dikë) e vuri nën urdhra; e shtroi, ia theu krenarinë.
      Shiko gjithashtu: