>
LETERSISHQIP
rreth

6 Krijime letrare me tag "#rreth"



REZULTATET E KËRKIMIT:


rreth,-i

Përdorimi: emër i gjinisë mashkullore, numri shumës, numri njëjës, kuptim i figurshëm, kryesisht, fjalë në sport, fjalë në astronomi

  1. emër i gjinisë mashkullore, numri shumës
    rreth,-i rráthë(t)
    • vijë e lakuar dhe e mbyllur, e së cilës kanë të njëjtën largësi nga qendra; sipërfaqja e rrafshit brenda kësaj vije: sipërfaqja (qendra, ) e rrethit; diametri () i rrethit; në trajtë rrethi.
      Shiko gjithashtu: , ,
    • rrip metali, druri etj., i mbyllur si unazë, që shërben për të mbajtur ose për të shtrënguar diçka; fletë e prerë si unazë; diçka në këtë trajtë: rrathët e fuçisë; rrethi i rrotës (i gurit të mullirit); rrathët e syzeve; rrethi i sitës (i dajres); rreth për flokët; rreth unazë ; rreth dore ; rrathë veshi të rrumbullakët.
      Shiko gjithashtu: , , ,
    • vijë e rrumbullakët, e dallueshme anës ose në sipërfaqen e diçkaje; unazë: rrathë në ujë; rrathët vjetorë unazat vjetore që dallohen në trungun e prerë të një druri; rrathët e dritës (e ylberit); rrethi i hënës (i diellit); rrathët e gushës palët e lëkurës në gushë nga të ngjallurit e tepërt.
    • varg njerëzish a sendesh të rreshtuar rrotull dikujt a diçkaje: bënë një rreth; i vuri në rreth.
    • : i rrethin e gjoksit.
      Shiko gjithashtu: ,
    • rrethatore1: ngjeshi rrethin.
  2. numri shumës
    • -e(t) njësi e madhe administrative e tokësore e shtetit shqiptar me një qytet kryesor si qendër: rrethi i Tiranës; në shkallë rrethi.
    • -e(t) grup njerëzish që mblidhen rregullisht në një vend të caktuar për një veprimtari të përbashkët; grup njerëzish me interesa të njëjtë shoqërorë, kulturorë etj.; qark; mjedis: rrethi letrar; rrethi i muzikës (i natyralistëve); rrethet diplomatike (zyrtare).
    • -e(t) rrethina, afërsi: në rrethet e Krujës.
  3. numri njëjës, kuptim i figurshëm
    • tërësia e çështjeve që përfshin një temë; tërësia e dukurive brenda një kufiri; qark, : rrethi i njohurive (i interesave).
      Shiko gjithashtu:
  4. kryesisht, numri njëjës, kuptim i figurshëm
    • grup njerëzish që kanë lidhje me dikë a me diçka; farefis: një rreth shokësh; rrethi familjar; rrethi i nuses (i dhëndrit) njerëzit nga ana e nuses (e dhëndrit); ka rreth të madh (të gjerë); ka një rreth fëmijë (bised.); e ndihmoi rrethi i vet.
  5. numri njëjës, fjalë në sport
    • rruga që përshkon një grup sportistësh gjatë një gare, duke u kthyer përsëri në pikën e nisjes: rrethi çiklistik i Shqipërisë.
  6. numri shumës, fjalë në astronomi
    • -e(t) vijë rrethore e përfytyruar në rruzullin tokësor ose në hapësirën qiellore: rrethi polar (tropikal); rrethi i mesditësit.