rri
18 Krijime letrare me tag "#rri"
REZULTATET E KËRKIMIT:
rri
Përdorimi: folje jokalimtare, kuptim i figurshëm, veta, i ligjërimit bisedor
- folje jokalimtarerri ndénja, ndénjur
- ▸ qëndroj në një vend ulur, ulem; qëndroj pa lëvizur ose në një mënyrë të caktuar: rri ndenjur (përdhe, shesh); rri në gjunjë (në bisht); rri në karrige; rri drejt (shtrembër); rri në këmbë.
- ▸ ndalem diku dhe nuk largohem për një kohë; qëndroj: rri brenda; ndenji për darkë; rri me shëndet! (ur.) mbetsh me shëndet!; / banoj për një kohë të gjatë diku; jetoj ose punoj me dikë: rri në fshat; më thuaj me kë rri, të të them se cili je! (fj. u.).
- ▸ qëndroj në një gjendje të caktuar; nuk punoj e nuk veproj, qëndroj pa bërë asgjë (edhe në njësi ): rri në një vend nuk lëviz; rri gati (zgjuar); rri në pritje pres; rri si mbi (si mbi gozhdë, si mbi ); rri si i ngrirë, (si , si pulë e lagur); rri kot (duarkryq, me duar në , me duar në gji) rri pa punë, nuk punoj; nuk veproj; ujët që rri, qelbet (fj. u.); të rrimë shtrembër e të flasim drejt! (fig.) duhet të themi të vërtetën, edhe pse s’na pëlqen.
- ▸ merrem gjatë me diçka, nuk e ndërpres; qëndroj: rri e mendohem; rri mbi libra lexoj e studioj pa u shkëputur nga librat; rri rojë.
- kuptim i figurshëm
- veta
- i ligjërimit bisedor
- ▸ e mbaj (fjalën, besën): i rri fjalës.
Sinonime: