>
LETERSISHQIP
tym

5 Krijime letrare me tag "#tym"



REZULTATET E KËRKIMIT:


tym,-i

Përdorimi: emër i gjinisë mashkullore, numri shumës, kuptim i figurshëm, fjalë në etnografi, i ligjërimit bisedor

  1. emër i gjinisë mashkullore, numri shumës
    tym,-i -ra(t)
    • pjesa e gaztë, e përzier me avuj, me thërrmija bloze, etj., zakonisht në ngjyrë të zezë ose të hirtë, që del kur digjet diçka: po del tym; më dogji sytë tymi; nuk ka tym pa zjarr (fj. u.); iku nga tymi e ra në zjarr (fig.); tymi të shkojë drejt, pa le të jetë i shtrembër (fj. u.).
      Shiko gjithashtu: ,
  2. kuptim i figurshëm
    • diçka e errët a e paqartë: ishte tym s’dinte ç’të bënte nga telashet që kishte, ishte në të madh, i ziente ; si në (nëpër) tym jo qartë, si në ëndërr.
      Shiko gjithashtu: ,
  3. fjalë në etnografi
    • shtëpi; familje (si njësi më vete): një njeri për tym.
  4. i ligjërimit bisedor
    • pluhur: tymrat e shtëpisë; tymi i rrugës.