Ç’Ëndrra Thurin Kalamajtë?
Mesi i natës ka kaluar,
yjtë në qiell janë rralluar,
vesa lulet ka vesuar.
Hap dritaren, fshati fle,
flenë zogjtë në fole,
fle dhe lopa, viçi fle.
Lart në mal thëllëzat flenë,
flenë peshqit në liqen,
flenë lule, flenë pemë.
Po fëmijët vallë ku janë?
Flenë, flenë anembanë,
në krevate, në divanë.
Në çarçafë të bardhë brenda,
që të gjithë flenë si qengja,
buzëqeshin, shohin ëndrra.
Me fytyrat gjithë nur,
si të lara me purpur,
moshë e tyre ç’ëndrra thur?
Në mëngjes
do t’i pyes…
yjtë në qiell janë rralluar,
vesa lulet ka vesuar.
Hap dritaren, fshati fle,
flenë zogjtë në fole,
fle dhe lopa, viçi fle.
Lart në mal thëllëzat flenë,
flenë peshqit në liqen,
flenë lule, flenë pemë.
Po fëmijët vallë ku janë?
Flenë, flenë anembanë,
në krevate, në divanë.
Në çarçafë të bardhë brenda,
që të gjithë flenë si qengja,
buzëqeshin, shohin ëndrra.
Me fytyrat gjithë nur,
si të lara me purpur,
moshë e tyre ç’ëndrra thur?
Në mëngjes
do t’i pyes…
Më shumë nga Tasim Gjokutaj
- Kush E Hëngri Akulloren?
- Keci Që S'bëri Detyrat
- Thuthuqi
- Keci Me Kater Këpucë
- Dhelpra Dhe Baloshi
- Ku Ta Gjejë Daullen Gjyshi?!
- Ç’Ke Harruar Moj Valbonë?
- Derrkuci Që Bëri... Dush
- Çupa Që Hante Me Naze
- Bleta Lulet I Ka Xhan
- S'duron Iriqi Nje Gjilpere
- Pse Kërkon Të Bëhesh Bletë?
- Qeshi Gjeli Ki, Ki, Ki
- Më Solli Mami Dy Bebe
- Shpejt I Rregulloni
- Obobo I Ziu Ç'bëra!
Komente 0