Kush Vallë Më Shpëtoi?
Një bletë krahëlehtë
tek shkonte fluturim,
aty në pyll të blertë,
u ndal te një burim.
Me mjaltë ishte ngarkuar,
e lodhur ish sa s'ka.
Papritur, pakuptuar
rrëshqiti edhe ra.
Iu njomën të dy krahët,
më kot po përpëlitet,
bobo, sa keq, po mbytet!
Pëllumbi borë i bardhë
kreh pendët mirë e mirë
dhe mbi burim ka ardhë,
të shihet në pasqyrë.
Pasqyra e burimit
ç'ka sot që s'është e qetë?
Aty diçka lëviz,
aty po vdes një bletë.
Pëllumbi te një lule
na shkoi me nxitim,
dhe mori një petale,
e hodhi në burim.
E hodhi pranë bletës
dhe bleta pak nga pak,
u ngjit përmbi petale
tamam si mbi një varkë.
E pylli tundi gjethet
e gjethet bënë erë.
Kjo era shtyn petalen
e tej në breg e nxjerr.
E dielli lëshon rreze,
e rrezet ngrohtësi,
e bletës të dy krahët
iu terën përsëri.
E zu, zu, zu, kjo bleta
u ngrit e fluturoi.
Dhe pyllin e pyeti:
- Kush vallë më shpëtoi?
E pylli iu përgjigj:
- Ty të shpëtoi pëllumbi.
Kjo bleta e kërkoi,
po nuk e pa gjëkundi.
Ja në koshere hyri
dhe pa pushuar fare
me mjaltë nga më i miri
mbush dy lëvozhga arre.
Eh, mjaltë si ky mjaltë
kurrkund nuk mund të gjesh;
kjo bleta do t'ja çojë
pëllumbit si peshqesh.
Nga pesha djersët vu,
po flladi e flladit,
sa mbërriti te burimi,
bobo, ç'i panë sytë!
Aty na paskësh mbërritur
më parë një gjuetar
dhe çiften kishte ngritur,
pëllumbin për të vrarë.
Në çast kjo krahëleta
gjithë mjaltin e lëshoi
dhe në kapak të syrit
gjahtarin e thumboi.
Ai bërtiti "U, u, u!"
e çiftja bëri bam,
e saçmat kuturu
s'u panë se nga vanë...
Pëllumbi hapi krahët
e tutje fluturoi,
e pyllin e pyeti:
- Kush vallë më shpëtoi?
- Ajo që pak më parë
ti i shpëtove jetën...
Pëllumbi e kërkoi,
po nuk e gjeti bletën.
tek shkonte fluturim,
aty në pyll të blertë,
u ndal te një burim.
Me mjaltë ishte ngarkuar,
e lodhur ish sa s'ka.
Papritur, pakuptuar
rrëshqiti edhe ra.
Iu njomën të dy krahët,
më kot po përpëlitet,
bobo, sa keq, po mbytet!
Pëllumbi borë i bardhë
kreh pendët mirë e mirë
dhe mbi burim ka ardhë,
të shihet në pasqyrë.
Pasqyra e burimit
ç'ka sot që s'është e qetë?
Aty diçka lëviz,
aty po vdes një bletë.
Pëllumbi te një lule
na shkoi me nxitim,
dhe mori një petale,
e hodhi në burim.
E hodhi pranë bletës
dhe bleta pak nga pak,
u ngjit përmbi petale
tamam si mbi një varkë.
E pylli tundi gjethet
e gjethet bënë erë.
Kjo era shtyn petalen
e tej në breg e nxjerr.
E dielli lëshon rreze,
e rrezet ngrohtësi,
e bletës të dy krahët
iu terën përsëri.
E zu, zu, zu, kjo bleta
u ngrit e fluturoi.
Dhe pyllin e pyeti:
- Kush vallë më shpëtoi?
E pylli iu përgjigj:
- Ty të shpëtoi pëllumbi.
Kjo bleta e kërkoi,
po nuk e pa gjëkundi.
Ja në koshere hyri
dhe pa pushuar fare
me mjaltë nga më i miri
mbush dy lëvozhga arre.
Eh, mjaltë si ky mjaltë
kurrkund nuk mund të gjesh;
kjo bleta do t'ja çojë
pëllumbit si peshqesh.
Nga pesha djersët vu,
po flladi e flladit,
sa mbërriti te burimi,
bobo, ç'i panë sytë!
Aty na paskësh mbërritur
më parë një gjuetar
dhe çiften kishte ngritur,
pëllumbin për të vrarë.
Në çast kjo krahëleta
gjithë mjaltin e lëshoi
dhe në kapak të syrit
gjahtarin e thumboi.
Ai bërtiti "U, u, u!"
e çiftja bëri bam,
e saçmat kuturu
s'u panë se nga vanë...
Pëllumbi hapi krahët
e tutje fluturoi,
e pyllin e pyeti:
- Kush vallë më shpëtoi?
- Ajo që pak më parë
ti i shpëtove jetën...
Pëllumbi e kërkoi,
po nuk e gjeti bletën.
1995
Më shumë nga Tasim Gjokutaj
- Kush E Hëngri Akulloren?
- Keci Që S'bëri Detyrat
- Thuthuqi
- Keci Me Kater Këpucë
- Dhelpra Dhe Baloshi
- Ç’Ke Harruar Moj Valbonë?
- Derrkuci Që Bëri... Dush
- Çupa Që Hante Me Naze
- Bleta Lulet I Ka Xhan
- S'duron Iriqi Nje Gjilpere
- Qeshi Gjeli Ki, Ki, Ki
- Më Solli Mami Dy Bebe
- Pse Kërkon Të Bëhesh Bletë?
- Shpejt I Rregulloni
- Obobo I Ziu Ç'bëra!
- Bisedë Me Mbesën
Komente 0