Trandafile Malshi
Mos U Nal O Njeri
Edhe nëse i jetova
shtatëqind dimna t'idht t'mushun me mundime
me barrë në shpinë
me re të ranume shinash
e me shtatqind gjarpna t'shullanit
tuj çukit pa prá
Prapë u dashka
ia vlen thotë i urti
Mos me u nàl, o njeri!
Hiq mos me u nal
As mos me u tutë
Ani njashtu lodhë
Ani njashtu drobitë
Çdo ditë të lume.
Mos me u nal njerì
Ti kurr mos u ndalsh
Se njaty asht qēndresa
Dhe n'rrëpinat plot rrezik
Duhet pra, thojshin
Me ia dal në kryet, o njeri!
Çjerrun kamsh e dursh
Molisun nga pisllëku
N'kanale t'dhemtes ma t'madhe
Në at'shpirtin ranum
E di se ti do dojshe
mu strehu edhe i'herë
Sall pak, i'grimë
Veç me pushu, o njeri!
Njato koca që po t'bluhen njashtu
n'heshti të mbrame
Po i kqyr, po i ndí
Por jo, jo, o njerí!
Edhe pse rrjedh gjaku i munimit si në kryq t'trishtum , e t'harrrum
Ban gajret pra, mos u nàl!
Ec njashtu, rrëshqanë!
Shkrrajù, shkrryju! Kape degën ma t'hollë t'jetës
Si npër amulli drejtoje trupin
Mshtetu fort në rrajēn e thellë
të zemrës s' mirë
që rref për ty.
E mos u drùj, hiq!
Lufto veç me u ngrit! Nalt pra!
Qindro me mish e me shpirt
Se jeta s'asht për ata t' humbmit pa lé.
Guxim asht fitorja!
Qofsh ti fitimtar!
shtatëqind dimna t'idht t'mushun me mundime
me barrë në shpinë
me re të ranume shinash
e me shtatqind gjarpna t'shullanit
tuj çukit pa prá
Prapë u dashka
ia vlen thotë i urti
Mos me u nàl, o njeri!
Hiq mos me u nal
As mos me u tutë
Ani njashtu lodhë
Ani njashtu drobitë
Çdo ditë të lume.
Mos me u nal njerì
Ti kurr mos u ndalsh
Se njaty asht qēndresa
Dhe n'rrëpinat plot rrezik
Duhet pra, thojshin
Me ia dal në kryet, o njeri!
Çjerrun kamsh e dursh
Molisun nga pisllëku
N'kanale t'dhemtes ma t'madhe
Në at'shpirtin ranum
E di se ti do dojshe
mu strehu edhe i'herë
Sall pak, i'grimë
Veç me pushu, o njeri!
Njato koca që po t'bluhen njashtu
n'heshti të mbrame
Po i kqyr, po i ndí
Por jo, jo, o njerí!
Edhe pse rrjedh gjaku i munimit si në kryq t'trishtum , e t'harrrum
Ban gajret pra, mos u nàl!
Ec njashtu, rrëshqanë!
Shkrrajù, shkrryju! Kape degën ma t'hollë t'jetës
Si npër amulli drejtoje trupin
Mshtetu fort në rrajēn e thellë
të zemrës s' mirë
që rref për ty.
E mos u drùj, hiq!
Lufto veç me u ngrit! Nalt pra!
Qindro me mish e me shpirt
Se jeta s'asht për ata t' humbmit pa lé.
Guxim asht fitorja!
Qofsh ti fitimtar!