>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Apo...

Vera e lehtë dhe kjartë
Shikjimi lartë në qiell natën
Ofrojnë mundësi të pafund
Për pjellën e fantazisë.

Përfytyrimi i pafund i gjithësisë
Lëvizjet marramendëse të yjeve
Ndodhitë e panjohura kozmike
Të papërballueshme për trurin tonë.

Fluturaket e panumërta të shpejta
Vizitojnë këtë planetë të vogël tokë
Lënë gjurmë për ne të pakuptimta
Presin zhvillimin tonë intelektual.

Frikohemi nga e panjohura
Sillemi si qenie mish-vrasës
Shkatërrojmë dhe dhunojmë
Bukurinë e quajtur natyrë.

Merita për shkatërrim i takon
Cilësisë dhe thurjeve garuese
Dashja për sundim dhe
Përfitimeve djallëzore.
vargje poetikeII
jeta eshte dhunti