Tyran Prizren Spahiu
Odisea E Dashurisë
Në maje të shkëmbit
Shkrep shikjimi në infinit
Iluzioni kalimthi më rrëmben
Madhërishëm të pamurit noton.
Uji shkëlqen duke goditur shpellat
Janë shtrirë në gjirin e vogël
Dashuria dhe lojërat e tyre
Larg nga syri i kamerës njeri.
Janë pa-gjethe në botën e ndarë
Sundojnë strehën e sigurtë
Në grykëderdhjen e shkëmbinjëve
Krenohen me pamje mahnitëse.
Posi Ademi a.s. dhe Hava a.s.
Në kopshtin parajsë
Ngjallin kërshërinë e natyrës
Zilia kaplon ruzullin.
Besnikëria e hapësirës premton
Modelin e përkryer trupor
Bashkimin e patrazuar
Odiseadën nën qiellin e hapur.
Pa nxitim dita numron hapat
Dielli sajon rrugën e vet
Tenda ngritet në gjirin detar
Largohem nga historia e dashurisë.
Shkrep shikjimi në infinit
Iluzioni kalimthi më rrëmben
Madhërishëm të pamurit noton.
Uji shkëlqen duke goditur shpellat
Janë shtrirë në gjirin e vogël
Dashuria dhe lojërat e tyre
Larg nga syri i kamerës njeri.
Janë pa-gjethe në botën e ndarë
Sundojnë strehën e sigurtë
Në grykëderdhjen e shkëmbinjëve
Krenohen me pamje mahnitëse.
Posi Ademi a.s. dhe Hava a.s.
Në kopshtin parajsë
Ngjallin kërshërinë e natyrës
Zilia kaplon ruzullin.
Besnikëria e hapësirës premton
Modelin e përkryer trupor
Bashkimin e patrazuar
Odiseadën nën qiellin e hapur.
Pa nxitim dita numron hapat
Dielli sajon rrugën e vet
Tenda ngritet në gjirin detar
Largohem nga historia e dashurisë.
vargje poetike III
mbaje endrrat gjallë
mbaje endrrat gjallë
Komente 0