>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Mbretëria

Trokasin gjeneratat e humbura
Në dyert e shpresës së lodhur
Në brigjet e largëta të Ballkanit
Fillimin e qytetërimit shkelës.

Vendasi thotë kokëulur
Nata sjell demokraci rrjepëse
Sezona e shiut komunizëm
Dielli mbretëri të kufizuar.

Fjalë të sofistikuara ndëgjohen
Prej shefit të fisit Mantu
Skaj moçaleve të kufomave
Ku buka është dhuratë .

Djepi i civilizimit të paedukuar
Skllavopronaria mileniumi fton
të mashtruarit e shumtë
Nën qiellin primitiv të kanibalizmit.

I pari i tyre
Mbreti nën petkun e mbretëreshës
Ndan dhe vendos
Me ligje të rrjedhshme çnderimi.

Turpërohet më tepër turpi
I saloneve të dinastisë
Baladatë pasurojnë këtë ankth
Të sorrave të shkërdhyera.
vargje poetike IV
poezia buron nga zëri i brenshëm