>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Dua Të Shijoj Jetën

Rrjedh qetë uji i kristaltë
Cicërrimtat e zogjëve bashkëbisedojnë
Dritarja e hapur më fton
Hedh një shikjim në bukurin lum.

Ndiej aromën e pranverës jetë
Më magjepsin rrezet e mëngjesit
Vallëzimi i erës së mesdheut
Futet thellë në mushkëritë e mi.

Shijoj jetën e të bukurës kohë
Ofrohem derës së kopshtit ftoj kënaqësin
Më përqafo Aristokratja Ime e bekuar
Të ndiejmë si një shpirt kënaqësinë jetë.