>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Dera E Hapur

Rrëmbyer nga epshi i ekstazës
Dridhërimet e trupit ftojnë
Nga Brenda zjarri përvëlues
Pëshpërisin trupat valsin e mesnatës.

Ofshamat pjesë e lojës së zjarrtë
Zbarkojnë në fundin e rrugës
Lodhur djersitur buzët flakërojnë
Për ujë të ftohtë freskin trupi lëngon.

Qetësia heshtja dritat e pishinës
Ftojnë derën e hapur ofrojnë kthjellim
Hesht trupi ndjenjat vallëzojnë
Vazhdon odiseada e ëndrrimtarëve të natës.