>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Kohë E Turpit

Eh…kjo kohë e turpit
Frikësuar i dërmuar
Ndëgjojnë edhe muret
Hesht mos kjaj
Mos vajto
Vetëm loto…

Ata ndëgjojnë
Janë njerëzit e George Orwell
Me sytë e gjata të zeza
Si vllau i madhë
Të përcjellin deri në amshim.

Ke kujdes natyra ime
Në rrugët e shtruara me dinakëri
Ajrin e parfumosur me xhelozi
Ruaju
Ngadal qetë në orët e hershme të mëngjesit
Pas ujëvarjes mrekulli
Zhurma ndëgjohet lartë
Aty në atë shkritore
Nuk depërtojnë ata të fuqishmit.

Le të dijnë edhe fëmijët
Në perden pas ujit
Pastaj ngadal një nga një
Fluturoni prapa në qelinë e juaj.

Kufiri ju fton haptas
Sfidon dhe tremb
Ju presin pas mjegullës
Veshur në ngjyrë natyrë
Shpirt hekur…

Në agimin e parë
Rrezet e para të diellit
I verbërojn
Po po në atë moment
Fluturoni në hapësirën e shtatë
Antenat e ajrit mbuloni
Kaloni vijën e turpit…
vargje poetike IV