>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Ngujuar

Egërsira në qenien time
Nga mëria e kriposur
Si stuhia në detin e hapur
Përsëri ringjallet për të goditur.

Ti më doje të tmerruar
Si bisha i manipuluar
Gjestet e mia djallëzore të zbuluar
Shikjo tronditën familjen përsëri të ngujuar.

Dëshiroj jetën modeste qetë dhe të heshtur
Natyrën e butë lirinë e bukur
Më mundojnë lëvizjet e kufizuara vlera e mposhtur
Dëshiroj të rrugëtoj shtigjeve dhe aspiratave të palëkundur.

Mos më ndal në kërkimin e yjeve
Fshehura në madhështinë e pyjeve
Ndoshta atje lartë në sferat e arritjeve
Ose në mbretëritë e lashta të dijeve.

Mos ndoshta vallë e gjej në vendet e ndaluara
Ose prapa shkollës në livadhet e zbukuruara
Mbase në odat me tym të ngarkuara
Vallë e di janë në bukuritë e fshatit të mbuluara…
vargje poetike VI