>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Helmuar

I vetmuar në vetmin e dhomës
Ata kalojnë ofshajnë
Jo, ti rruga ime e jetës
Asgjë nuk kam bërë
Dashura shoqëri
As nuk kam vjedhur as dhunuar
Janë ata të pa-shoq
Ata që më gërryejnë qetësinë
Më ofendojnë etiketojnë
Ata të njohuritë
Poshtërit e egër
Barkshfryeritë kravatxhinjtë…

Nuk mund të duroj
Këtë vetmi të mallkuar në qeli
Myku më ka përfshirë shpirtin
Belbëzoj i uritur
Kjaj i etur
Vajtoj për dijeni…

Më shëroni vetminë e kamulfluar
Në këtë dhomë të anatemuar
Ju të shoqërisë së kontaminuar…

Keni nevojë për fajtor
Gënjeshtra të fabrikuara
Ajrin e pastër ju kundërmoni
Ujin e mallkoni
Retë në praninë e juaj
Rrënkojnë gurgullisinë ju anashkalojnë…

Nën qelinë e kështjellës famëkeq
Dë kërcej në ujin akull
Në errësirën totale të natyrës
O ju burracak të epsheve
Edhe juve vetmia do ju përqafojë
Ndërgjegje ndoshta ndoshta
Ose do gjeni kurban tjetër
Etjen e juaj për të shuar
Kolltukun të ju ruaj
Ju degjeneruaritë e shoqërisë…
vargje poetike II