>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Zgjohu

Për burrin e dheut
Shkruhen ballada
Këndohen serenata
Thurren rapsodi.

Frymor kjo botë
Intrigon dhe mashtron
Zgjohu kërko pendim
O njeri.

Dita e gjykimit
Domosdo vjen
Bindu nuk ka ikje
O njeri.

Mysafirë në këtë botë
Moment në hapësirë
Bukuria zbehet
Mosha rëndon.

Fundi është afër
Ora troket
Llogaria do jepet
Zgjohu o njeri.
vargje poetike I