>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Si Thua

...i uritur për të të parë
Të kërkova maleve dhe buzëdeteve
Doja të shijoj hyjneshën në fron
Forcën e natyrës trupin tënd.

I ulur në karrigën pran dritares
I mbuluar me mendime porosita kafe
Përcjellja hyrje- daljet
Më çmend vonesa yte .

Pas teje digjem...
Mendimet më robërojnë
Jam i zhytur në artin e mundshëm
Di se dashuria ime e vonuar
Qëndron e lagur në mes të rrugës..

Pamjen më mbuloi tramvaji
U ngrita shpejtë si rrufeja
Ç’ndodhë në mendimet e mia të zymta
Ah..frika dridhet si zogu në lis.

Duart e njoma dhe të buta
Më mbuluan sytë pamja u errësua
Cingërruanë dija dhe vetëdija
Era e lëkurës të tradhtoi

Ashtu si luani që njeh luaneshën
Shtrati qiftin
Lumi ujin...

Çaste këto zgjatën shekuj
Ndjenjat magjike as vërshimet nuk e shlyejnë
Të kapa për gishta eksituese
Bota ime e tërë u dorëzua.
vargje poetike III
mbaje ëndrrat gjallë