>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Bekuara E Muzgut

Përherë e blertë
aromë që ngjall shpirtin
posi unaza e eklipsit të hënës
dashuri shpreh kopshtit tim pranveror.

Tingujt mistike të etur derdhen
e hollë shtresë mbulon sipërfaqen
eja bashkërisht të sundojmë këtë bukuri
ngjizemi në një, nën dritën e yjeve të vallëzojmë.

Jam pranë në vend të bekuar
e hollë në shije, çastet dashuroj
ledhatom, dua të ndiej jam gjallë,
apo vetëm ëndërr është, unë nuk dua të zgjohem.

Shikjimi yt thith tërë nektarin
të lëngshme buzët ajrin e muzgut ndiejnë
mpiksur posi nektari i parajsës
lundërojmë tej ndjenjave imagjinatës së përkryer.

Shushuritës fjalët e ngrohtë arrijnë të më mposhtin
trupi dorëzohet dashurisë së rilindur
puhiza ledhaton trupin e kënaqur
heshtja, vetëm heshtja tani sundon.