Tyran Prizren Spahiu
Bohemiani
Eci rrugës time,
shtegut Bohemian,
udhës së dëlirësisë,
mirësisë e mbarësisë.
*
Eja të kalërojmë,
gjelbrimin të shijojmë,
ku këmba e njeriut,
nuk ka arritur kufitë.
*
Të shohim peizazhet,
mahnitemi nga bukuritë,
qe shqisat e frymorit,
kurrë nuk kanë parë.
*
Oazën të vizitojmë,
shqipnjë të pagëzojmë,
takohemi me ilirët,
lashtësinë e ballkanit.
*
Shpalosur në histori,
puthim tokën e bekuar,
takohemi me burrat,
zonjat dhe kreshnikët.
shtegut Bohemian,
udhës së dëlirësisë,
mirësisë e mbarësisë.
*
Eja të kalërojmë,
gjelbrimin të shijojmë,
ku këmba e njeriut,
nuk ka arritur kufitë.
*
Të shohim peizazhet,
mahnitemi nga bukuritë,
qe shqisat e frymorit,
kurrë nuk kanë parë.
*
Oazën të vizitojmë,
shqipnjë të pagëzojmë,
takohemi me ilirët,
lashtësinë e ballkanit.
*
Shpalosur në histori,
puthim tokën e bekuar,
takohemi me burrat,
zonjat dhe kreshnikët.
Komente 0