>
LETERSISHQIP

Tym I Zi

Në pikë të natës
gjysmë errësirë, muzika e lehtë
atmosfera tejet e qetë
plakut sjellin kafen e shprehjes.
*
Plaku simpatik fare pak i buzëqeshur
fjalëpak, pa nxitim të tepruar
nektarin vendos buzë tavolinës
këndi, vend i përkryer i qetësisë.
*
Heshtja qe xhelozohet
dëgjohet vetëm zëri i dobët i zjarrit
në mes të dhomes djepi lëkundet
shtrirë pranë oxhakut qeni bardhosh i Sharrit.
*
Jashtë, fuqitë e errësirës afrohen
armatosur me bimë narkotike
nata e qetë dorëzohet tmerrit
kanxhat e urrejtjes në brendësi depërtojnë
*
Bardhoshi ngrit alarmin
tingujt e muzikës ndalen
dritëzat e zjarrit depërtojnë në dhomë
tymi i zi mbulon shtëpinë e atdhetarëve të pafajshëm.
*
Kasapët përfunduan lojën e urrejtjes
shpirtzinjtë vazhdojnë orgjinë e natës
një pas një hedhin në erë oxhaqet e shqiptarisë
mëngjesi fshatin gjen në gjak dhe tmerrin shkatërrues.