Tyran Prizren Spahiu
Beso!
Mendon se janë shembur të gjitha urat,
ajri i ndotur sytë t'i helmon,
pandeh se rrugëdalja nuk ekziston,
ndalu një moment, fatin e njejtë kanë miliona njerëz në botë.
*
Zemra loton, ke humbur qetësinë,
në shpirtin tënd askush nuk vëren helmin,
vetmin dëshiron, mbase vetëm aty gjen ngushëllim,
beso, nesërmja mund të të sjellë shërim.
*
Jeta sjellë stuhi e ditë të mbarë,
rëndohen ndjenjat nuk din kah t'ia mban,
qëndro kokëlartë e krenar,
beso në të madhin Zot, vetëm Ai din c'kërkon!
*
Shikjo lajmet gjithandej luftohet,
varfanjakët e pasanikët shumëzohen,
njerëzimi duke ecur drejtë shkatërrimit,
beso në të madhin Perëndi, vetem Ai mund të na ndihmon.
*
Eja, imagjino duke shijuar kënaqësitë,
zëvendëso me buzëqeshje stresin e akumuluar,
hape portën ligësisë së mbyllur,
shqetësimet zëvendëso me një poezi të bukur.

Vargje poetike DHUNTI
Komente 0