>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Homeri

In memoriam
HOMERI
Në rrugën e shkronjave,
Mbretëron qetësia hyjnore,
Ulur në shkëmb të historisë,
Homerys-i, gdjend madhështorin e vargjeve.

Ofrohen rapsodët nën tingujt e kohës,
Dritësojnë me pishtarë,
Sërish
Bashkuar, janë pranë zjarrit,
...po aty është burimi i përjetësisë.

Dëgjohet... Troja ka dhënë Odiesun dhe Helenën,
Parisi nga prapavija mbërthen hyjneshën.
Ndodhin epika e shumë odisea,
Për Menelajin, Agamemnonin thuren legjenda.

Lahuta në Smirnen e lashtësisë,
Përcjellur nga letërsia gojore,
Dëgjohen buçete popullore që ringjallin ndodhitë,
Kushtuar hyjnisë dhe Trojës.

Zëri drithërues nga gërmadhat këndon,
Ofrohet me melodi të përkryer,
Janë strofat epike këto,
Homeri poetizon Iliadën.
Vargje poetike, IKONË